Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, pasi i ka gjetur një arsenal armësh në bagazhin e makinës. Mediat greke raportojnë se të arrestuarit nuk kishin shumë kohë që kishin dale nga burgu pasi ishin të dënuar për vepra të rënda penale.
Punonjësit e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm iu gjetën fillimisht një thikë dhe i dërguan dy personat në Komisariatin e Policisë Çaidar për kontroll të mëtejshëm.
Aty, siç u konstatua, ata kishin krijuar depo në bagazhin dhe kroskotin e mjetit, ku policia gjeti dy automatikë kallashnikov plotësisht funksionalë, dy karikatorë dhe dhjetëra fishekë.
Nga hetimet paraprake nuk përjashtohet mundësia që armët të ishin të destinuara edhe për një krim të rrezikshëm.