Një person është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me disa lloj drogash të forta. Mësohet se arrestimi është kryer në një prej lokaleve të Dhërmiut mbrëmjen e së martës.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Ardian Tati.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 4840 tableta ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, kokainë dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.