-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gruaja e Europës”, shuhet në moshën 96-vjeçare aktorja me origjinë shqiptare

Kryesoret

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktorja e madhe greke, me origjinë shqiptare, Irini Papa.

Njoftimin e ka dhënë Ministria e Kulturës e Greqisë. Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema.

Kush ishte Irini Papa?

Irini Lelekou, siç ishte emri i saj i vërtetë, lindi në Chiliomodi, Korinthia më 3 shtator 1926 nga prindër mësues. Ajo u shfaq për herë të parë në fushën artistike në moshën 15-vjeçare si këngëtare dhe kërcimtare. Më pas studioi në Shkollën Dramatike të Teatrit Kombëtar dhe në vitet e para të karrierës bashkëpunoi me trupa të ndryshme.

Gjatë studimeve ajo u martua me aktorin Alkis Pappa (1922-2018), i cili e ndihmoi në hapat e para artistike. Çifti do të divorcohet në vitin 1951 dhe aktorja bukuroshe do të mbajë mbiemrin e ish-bashkëshortit (me një p), me të cilin do të njihet botërisht në vitet në vijim si Irene Papas.

Në vitin 1948, tashmë studente e fundit në Shkollën e Teatrit Kombëtar, ajo magjeps me bukurinë e saj Alekos Sakellarios, i cili e përfshiu në revistën “Njerëz, njerëz” që u ngjit në teatrin “Metropolitan” në Avenue Alexandra dhe la një epokë.

Origjina shqiptare e aktores së njohur është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.

“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926 mbiemri im ka qenë Irene Leleku”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë, që tronditi Grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit