-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan kërcënon Armeninë: Veprimet agresive do të kenë pasoja

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër pas përleshjeve të fundit kufitare mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ku të paktën 100 ushtarë humbën jetën në të dyja krahët.

Gjatë një fjalimi në Ankara, Erdogan kërcënoi Armeninë se do të ketë pasoja për veprimet e saj agresive dhe për shkeljen e marrëveshjes së arritur.

“Ky qëndrim, natyrisht, do të ketë pasoja për Armeninë, e cila jo vetëm që nuk përmbush kushtet e marrëveshjes, që u nënshkrua pas luftës së Nagorno-Karabakut, por gjithashtu shfaq vazhdimisht një qëndrim agresiv.

Shpresojmë që Armenia të kthehet nga kjo rrugë e gabuar, sa më shpejt të jetë e mundur, të përmbushë kërkesat e marrëveshjes dhe të përdorë kohën dhe energjinë e saj për të forcuar paqen”, tha Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit