Një thikë ka çuar në zbulimin e një arsenali armësh të fshehur në bagazhin e makinës së dy shqiptarëve në Greqi.
Të dy këta të fundit dukej se po përgatiteshin për kryerjen e një atentati pasi në bagazhin e tyre ndodheshin dy kallashnikov dhe disa krehra të mbushur dhe gati për të kryer vrasje.
Në fakt njëri nga të arrestuarit
është akuzuar më parë për akuzën e vrasjes për një ngjarje të ndodhur më 31 korrik në Agia Varvara ku mbeti i vrarë një 39 vjeçar por dhe i një tentative për vrasje të ndodhur më 15 korrik në Athinë, në zonën e Agio Pavlos ndaj një 36-vjeçari shqiptar.
Sipas Policisë greke vrasja e 39-vjecarit ka ndodhur për larje hesapesh për trafikun e drogës.