-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një oficer izraelit dhe dy palestinezë vriten në përleshjet në Perëndim

Kryesoret

Dy palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë sot në një shkëmbim zjarri pranë një pike kalimi midis Izraelit dhe Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha ministria palestineze e shëndetësisë dhe ushtria izraelite.

Ushtria tha në një deklaratë se një oficer u vra në një shkëmbim zjarri kur “dy të dyshuar iu afruan” kalimit Jalame pranë Jenin në Bregun Perëndimor verior.

Dy burrat hapën zjarr dhe vranë oficerin përpara se të qëlloheshin dhe vriteshin nga ushtarë të tjerë, shtoi i njëjti burim.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah konfirmoi vdekjen e “dy të rinjve” gjatë këtyre përleshjeve.

Brigada Jenin, një shoqatë e organizatave palestineze, i identifikoi dy burrat si anëtarë dhe konfirmoi se ata vranë një oficer të ushtrisë izraelite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit