-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani pas zgjedhjeve: Kisha qëllim, ringritjen e LDK dhe krijimin e balancave demokratike!

Kryesoret

Ish-presidentja e Kosovëls dhe kandidatja e LDK, me anë të një postimi në facebook ka reaguar pas pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 7 qershor në Kosovë.

Në postimin  e saj në facebook ajo falenderon të gjithë ata që e kanë votuar, të rinjtë, gratë dhe çdo qytetar tjetër duke u shprehur se në këto zgjedhje ka marrë pjesë me qëllim për të ringritur LDK si dhe rikthimin e balancave demokratike e instititucionale.

Postimi i Osmanit

Të dashur qytetarë të Kosovës,
të dashur mbështetës e votues të LDK-së,
Nga zemra, ju faleminderit.
Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim.
Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe.

Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi.

Faleminderit të rinjve që na dhanë energji, grave që na dhanë forcë, mërgatës që nuk e harroi atdheun dhe çdo qytetari që doli në votime duke besuar në demokraci.

Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.

Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen LDK- së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë instituecionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat.
Rruga vazhdon. Bashkë. 🤍

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit