Limuzina e presidentit rus, Vladimir Putin është sulmuar ditën e sotme.
Media britanike, Dailymail bën me dije se nuk ka të lënduar.
Limuzina e tij u godit nga një shpërthim i fortë në gomën e saj të përparme të majtë e ndjekur nga tym i fortë. Ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë – ndërsa truprojat e tjerë janë zhdukur – mes pretendimeve se informacioni sekret për lëvizjet e sundimtarit 69-vjeçar ishte komprometuar.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes apo dhe vendi ku ka ndodhur atentati, kjo pasi mediat vendase janë rezervuar në dhënien e informacioneve.