-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mattarella: Gaza ka nevojë për paqe të vërtetë, jo zgjidhje të përkohshme

Kryesoret

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka reaguar mbi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, duke theksuar se vetëm një “paqë e vërtetë” mund të shmangë pasoja edhe më shkatërruese në rajon.

“Armëpushimi është një gjë e mirë, sepse do të lehtësojë vuajtjet e palestinezëve dhe do të sjellë në shtëpi izraelitët e rrëmbyer,” deklaroi Mattarella për Corriere della Sera. Por ai shtoi se kjo nuk mjafton.

“Tani duhet të veprojmë shpejt dhe të mbështesim vendet që ndërmjetësojnë në Egjipt, për të ecur drejt paqes së vërtetë dhe për të siguruar që ndihma të mbërrijë menjëherë dhe masivisht,” shtoi ai.

Presidenti italian vlerësoi se populli i Gazës ka “paguar një kosto të madhe njerëzore”, me pasoja që do të ndikojnë edhe në brezat e ardhshëm. Ai paralajmëroi se pa një iniciativë politike historike, rreziku për shpërthime të reja dhune mbetet i lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit