-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i paparalajmëruar me Kurtin, Lajçak jep detajet  

Kryesoret

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi i paparalajmëruar që që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Jemi këtu pë të shtyrë procesin përpara, takimi do të ndodhë sa më shpejt dhe ky është edhe qëllimi pse jam këtu sot. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv”, ka deklaruar emisari sllovak.

Lajçak tha se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do ta marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Vizita e sotme është e treta në harkun kohor prej 30 ditësh. Fillimisht Lajcak ka vizituar Prishtinën me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe herën e dytë ka qenë bashkë me dy top këshilltarët e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe preisdentit francez, Emmanuel Macron. /Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit