-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kate pa leje në mes të Tiranës, biznesmeni çohet në prokurori

Kryesoret

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr.1, pak ditë më parë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari. Kallëzimi është bërë pas aksionit të qeverisë për ndërtimet pa leje.

Kallëzimi ka të bëjë me katet shtesë pa leje të një kompleksi pallatesh që po ndërtohet nga Salillari në zonën e Farkës në Tiranë, që u denoncua vetë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ky i fundit i vuri në dispozicion dy opsione biznesmenit për shtesat pa leje, deri në sekuestrimin e plotë nga shteti, që sipas vendimit të qeverisë më pas do të përdoret për interesa publike.

Salillari është kështu biznesmeni i parë qe vendoset përpara drejtësisë dhe mbetet për t’u parë nëse do t’i bashkohen edhe të tjerë.

Së fundmi qeveria ka ndërmarrë një aksion, i cili ka nisur në Tiranë dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin për ndërtimet pa leje./abcnews.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit