-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina është kandidate për në BE

Kryesoret

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar të enjten në Kiev, për të diskutuar bashkëpunim më të ngushtë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam në Kiev, në vizitën time të tretë prej nisjes së luftës së Rusisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen në Twitter, para takimit me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

“Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit