-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat dhe sherr në Kuvend/ Tërhiqet Felaj: I kërkoj falje opozitës

Kryesoret

Grupi i PD-së ka detyruar drejtuesen e seancës plenare të Kuvendit, Ermonela Felaj që të kërkonte falje për sjelljen kundër opozitës.

Deputetët e PD-së kundërshtuan me forcë, mënyrën sipas tyre, arrogante të Felajt në dhënien e fjalës për procedurë apo replikë.

Pas pushimit të shkurtër ku opozita bëri kërkesën për shkelje kundër Felajt, në rinisje të seancës e detyruan që të kërkonte ndjesë, pasi i tha Tabakut, grifshë.

Debati në Kuvend

Enkelejd Alibeaj: Mund të jeni lodhur dhe është njerëzore. Sa herë kërkohet fjala për procedurë lëreni deputetin ta thotë deri në fund. Do të ishte mirë të kërkoni ndjesë. Është e udhës që edhe nga ana juaj, jo për t’u sfiduar, që të bëhet e njëjta gjë.

Ermonela Felaj: Do ta keni mirëkuptimin tim kur ta kërkoni fjalën, kam ndërhyrë sikur është rregullorja. Por fjala nuk rrëmbehet por kërkohet.

Flutura Açka: Jemi duke pritur ndjesën tuaj dhe e mirëkuptojmë. Unë herë e kaluar fola nga vendi dhe i kërkova falje me shumë dashuri ministrit.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të kërkoni ndjesë.

Ermonela Felaj: U do të kisha kërkuar ta kisha njohur kërkesën tuaj për masën për shkelje. Nëse do të sillemi të gjithë njëlloj, është e mundur të mos kemi keqkuptime. Ndjesë nëse dikush e keqkuptoi situatën dhe e mori personale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit