-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Filloni rindërtimin”, Banka Evropiane e Investimit i jep 500 milionë euro Ukrainës

Kryesoret

Banka Evropiane e Investimeve, tha se ka disbursuar 500 milionë euro për Ukrainën, si pjesë e paketës së reagimit urgjent të solidaritetit për vendin.

EIB tha në një deklaratë, më 15 shtator, se fondet janë pjesë e një pakete prej 1.59 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila ka garanci nga buxheti i BE-së.

Me këto mjete synohet të ndihmohet Ukraina që të mbulojë nevojat prioritare të financimit afatshkurtër dhe të sigurojë riparime urgjente të infrastrukturës.

Ministri i Financave i Ukrainës, Sergii Marchenko, tha se fondet janë “të rëndësishme” për stabilitetin ekonomik të vendit në mes të luftës, e cila tani është në muajin e saj të shtatë.

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë, tha në korrik kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit