Mesditën e sotme është regjistruar një vatër zjarri në fshatin Tragjas të Vlorës.
Zjarri është larg banesave në një zonë me shkurre në shpatin e kodrës, ndërsa po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.
Ende nuk ka ndërhyrje të zjarrfikëses. Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.