-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte nxjerr kanabisin për tu tharë, arrestohet autori në Mallakastër

Kryesoret

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, vihet në pranga 54-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 3.5 kg lëndë narkotike, në proces tharjeje. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gradishti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Ç., 54 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit