-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po bënte manovra të rrezikshme me ‘Benz-in’ luksoz, i riu përplas 3 persona në Berat (VIDEO)

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të qytetit të Beratit.

Një automjet, tip Fuoristradë ‘Benz GLE’, me targa angleze ka përplasur tre persona.

Shoferi i mjetit, 31-vjeçari Leon Simoni ka bërë manovra të rrezikshme dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda.

Të plagosurit mbetën Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.

Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit