-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Yuri Kim, Kryemadhi: Kush e ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur ka për të vjell gjithë jetë

Kryesoret

Pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka thënë që është bërë emergjente ngritja e barrierave për mos depërtimin e financimeve ruse që cenojnë sigurinë e Shqipërisë.

Kryemadhi shtoi se ajo ka më shumë se 6  vite që flet për influencën ruse në vend.

“Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cenojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë, ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista, përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur ka për të vjell gjithë jetën”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit