-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dodik: Nuk e dua NATO-n në Bosnje

Kryesoret

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka bërë të ditur se kur të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, do t’i kërkojë atij që t’ia zgjat mandatin misionit ushtarak të Bashkimit Evropian (Althea) në BeH.

“Unë do të flas me Presidentin Putin për misionin Althea. Do t’i propozoj Presidentit Putin që Rusia të avokojë për zgjatjen e këtij misioni”, deklaroi ai.

Aryeja e kësaj kërkese, siç tha ai, është që të parandalojë NATO-n të marrë rolin e paqeruajtësit në BeH dhe ta zëvendësojnë forcat ushtarake të EUFOR-it.

“Për të mos shkaktuar disa diskutime të tjera rreth asaj se disa duan hyrjen e NATO-s në vëllim të konsiderueshëm, mendoj se është më mirë që Althea të qëndrojë në BeH”, u shpreh ai.

Dodik do të udhëtojnë në Rusi ku pritet të flas me presidentin rus për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai do t’i kërkojë Putinit që Rusia të mos bllokojë EUFOR-in, sepse ai është i vetëdijshëm se në atë rast forcat e NATO-s do të zbarkonin në BeH.

Në nëntor të vitit të kaluar KS i OKB-së ua zgjati mandatin njësive të EUFOR-it në BeH për një vit dhe nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë të re për zgjatjen e mandatit të EUFOR-it deri atëherë dhe nëse Rusia nuk pranon rezolutën e re, forcat e NATO-s do të vendosen në BeH, siç parashihen edhe me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Aktualisht janë afër 1200 ushtarë nga 20 vende evropiane të dislokuar në të gjithë territorin e BeH nën misionin paqeruajtës, Althea.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit