Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për një protestë të dytë e cila do të mbahet në Shkup më 18 maj, ora 16:30.
Në lajmërimin për protestën, studentët shqiptarë e kanë quajtur aksion një amanet të të parëve të tyre.
Përmes kësaj proteste studentët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë sipas të drejtës Kushtetuese të japin provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe e cila u është mohuar nga institucionet përgjegjesë dhe se protesta e parë nuk ka prodhur asnjë efekt real lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, sapo është informuar për lajmin e protestës së radhës është shprehur se studentët duhet të durojnë lidhur me këtë proces.









