Komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos, këtë të mërkurë teksa ka mbajtur një vizitë zyrtare në Sllovaki është shprehur se Shqipëria duhet të mbyllë sa më shpejtë negociatat për integrimin në Bashkimin Europian.
Fjala e Kos
A mund ta imagjinoni? Nga viti 2009, BE po fillon punën për një traktat të ri pranimi, për Malin e Zi. Me Shqipërinë, ne kemi hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave, dhe shpresoj të ecim përpara për ti mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut po ecën mirë me reformat, por ambicia jonë është për gjithë rajonin, të gjitha vendet të bëhen vende anëtare me të drejta të plota dhe me përgjegjësi të plota në BE, bazuar në linjëzim të plotë me ligjet dhe vlerat europiane. Dua ta them, duam ta bëjmë këtë ambicie realitet, dhe po, zgjerimi po ndodh!.
Dua të hedh një sy në të ardhmen. Sllovakia merr Presidencën e BE, në gjysmën e parë të 2030. Mandati im mbaron pikërisht në atë kohë. Duhet të punoj fort që deri atëherë Presidenca juaj të jetë e suksesshme. Por gjysma e parë e 2030 do të jetë një moment i rëndësishëm për zgjerimin, disa vende kandidate kanë caktuar ambicie të forta për të mbyllur negociatat dhe për tu anëtarësuar. Pra, me fillimin e dekadës së re, në 2030, duket të jetë një pikë kthese për BE dhe ju do e udhëhiqni atë moment.









