-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim zbulon kërkesat për PS-në dhe PD-në: Refuzoni tentativat e Rusisë

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi që diplomatja Yuri Kim zhvilloi sot me dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj.

Takimi ishte një ditë pas konfirmimit të lajmit nga qeveria amerikane se PD në 2017 mori 500 mijë dollarë nga Rusia. Ambasadorja amerikane sot gjatë takimeve kishte disa porosi për dy drejtuesit e grupeve.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve.

Për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit