-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kina është fuqizuar shumë”, SHBA del hapur krah Tajvanit

Kryesoret

Një grup ligjvënësish amerikan dypartiak u takua me presidenten taivaneze Tsai Ing-wen në fillim të këtij muaji, duke shprehur mbështetjen e Kongresit amerikan për ishullin mes tensioneve në rritje me Kinën. Zëri i Amerikës bisedoi me disa anëtarë të delegacionit për sigurinë dhe mbështetjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

Mbështetje të re për Taivanin shprehu edhe një delegacion tjetër dypartiak i Kongresit, i cili bëri thirrje për lidhje më të thella përballë kërcënimeve nga Kina.

“Delegacioni ynë, si çdo delegacion i Kongresit që ka vizituar Tajvanin, është një shenjë e përkushtimit të fortë të Kongresit ndaj ishullit”, tha ligjvënësja demokrate Stephanie Murphy.

Kjo vizitë e fundit pason udhëtimin historik të Nancy Pelosit muajin e kaluar, e para nga një kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vjet. Një anëtar i delegacionit të fundit i tha Zërit të Amerikës se është koha për një ndryshim në qasjen e Shteteve të Bashkuara.

“Politika jonë ka qenë gjithmonë e paqartë nga pikëpamja strategjike. Por kjo politikë u miratua para pothuaj 40 viteve. Duhet ta kuptojmë se Kina ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë, kur ajo nuk ishte një fuqi e rëndësishme ushtarake apo ekonomike siç është sot”, thotë ligjvënësja republikane Claudia Tenney.

Administrata e Presidentit Biden miratoi një masë për shitjen e armëve me vlerë 1.1 miliardë dollarësh Tajvanit javën e kaluar, një veprim që shkaktoi reagim të shpejtë nga Kina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit