-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Zuzarët e Iranit na goditën për fajin e Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha konferencën e përjavshme e ka nisur duke dënuar sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë. Ai tha se siguria kombëtare është në rrezik.

E konsideroj agresion sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Shqipërisë. Në një akt zuzar, regjimi iranian ka sulmuar.

Çmimin e paguajnë shqiptarët në sigurinë e tyre dhe jo vetëm shqiptarë. Sulmi kaloi në TIMS më vonë edhe te sistemet e tjera të policisë dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile.

Dënoj gjithashtu pa hezitim, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Rama, që filloi zyrtarisht lojën kriminale me sistemet dixhitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistët të dhënat personale.

Për këto akte në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar dhe burgosur. I bëj thirrje NATO-s dhe SHBA-së që me një ekip të ndihmojnë Shqipërinë duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale.” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit