Futbollisti, David Beckham është duke pritur më shumë se 12 orë në radhë për të parë arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II në Londër.
Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.
Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën, duke çuar në një tollovi mes turmës.
Ai e quajti Mbretëreshën “të veçantë” dhe tha se ishte bashkuar radhës rreth orës 2 të mëngjesit.
Beckham mund të shihej duke mbajtur një kapele të kaltër në kokë, për të mos rënë në sy dhe kostum elegant.
Megjithatë, ai u pikas përfundimisht nga fansat dhe fotot e tij filluan të qarkullojnë në rrjete sociale.
Davidi është vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që kanë qenë në radhë ditët e fundit.