-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat italiane: Shqiptarët janë truri, nga Elbasani drejtonin në Itali

Kryesoret

Shqiptarët janë mendja, italianët dhe afrikanët janë korrierë apo krahët operativë. Shqiptari Alfred Leçini i dyshuar si kreu i organizatës, ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Mediat e huaja shkruajnë se Leçini menaxhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri. Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.

Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.

Së fundi, janë edhe dy të akuzuarit për konkurrencë të jashtme në një shoqatë kriminale, që sipas hetuesve ishin ngarkuar për ‘pastrimin’ e parave: 37-vjeçarja shqiptare Alketa Basha, e arrestuar në Brescia, pasi është ndalur në Venecia me 79 mijë euro cash të cilat i kishte fshehur në makinë dhe 26-vjeçari Fabion Lecini, kushëri i ‘bosit’ të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit