Ekipi i Kosovës, Ballkani humbi mbrëmjen e djeshme kundër Slavias së Pragës me shifrat 3-2 në Conference League.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, lojtarët dhe stafi u nisën drejt Prishtinës. Por sipas “Gazeta Blic”, xhami te piloti është plasaritur.
Menjëherë është bërë kthimi urgjent në Pragë pasi plasaritja po zmadhohej dhe ishte e rrezikshme për jetën e tyre që të vazhdonin udhëtimin drejt Kosovës siç ishte programuar.