Izraeli ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të tij, duke shënuar incidentin e parë të tillë që prej hyrjes në fuqi të një armëpushimi të brishtë në fillim të prillit. Ngjarja ka rritur tensionet në rajon dhe ka vënë në pikëpyetje përpjekjet për uljen e konfliktit.
Sipas ushtrisë izraelite, sirena janë aktivizuar në disa zona pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani, ndërsa forcat ajrore po ndjekin situatën. Deri më tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.
Nga ana tjetër, Teherani kishte paralajmëruar më herët për hakmarrje, pas sulmeve izraelite në jug të Bejrutit, të cilat lanë viktima dhe të plagosur. Sulmet erdhën në një moment kur ishte arritur një marrëveshje e brishtë armëpushimi në bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA, e cila tashmë rrezikon të prishet.









