Janë numëruar rreth 90 për qind e vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje rezulton si partia më e madhe me 43.71% të votave, duke siguruar mbi 273 mijë vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.58% të votave, rreth 135 mijë vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17.99%, ose rreth 113 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.28% të votave, afërsisht 46 mijë vota.
Nga katër partitë më të mëdha, LVV-ja është e vetmja që ka shënuar një rezultat më të dobët se në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit 2025, ndërkohë që pjesëmarrja e qytetarëve ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet paraprake. Procesi i numërimit vazhdon.
/5pyetjet.al









