Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar dy qytetar pasi, tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës.
Mësohet se dy të arrestuarit J.Xh, 52 vjeç dhe M.Q, 64 vjeç, janë të dy banues në Tiranë. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë.
Uniformat blu raportojnë se gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara.