Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Urakë në Mat.
Policia bën të ditur se në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.