Pamjet e një zjarri me përmasa gjigande në Kinë kanë bërë xhiron e botës.
Një kullë gati 200 metra e lartë ku është vendosur kompania kineze të telekomunikacionit “China Telecom” në Hunan u përfshi nga flakët.
— China in Pictures (@tongbingxue) September 16, 2022
Mediat ndërkombëtare raportojnë se mbi 300 zjarrfikës në vendin e ngjarjes arritën që të shuanin flakët.
Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.