-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç për Selçën: Më ka kërcënuar, ditë të vështira i presin

Kryesoret

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban, presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot është marrë personalisht me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për të cilin tha se “e ka kërcënuar”.

“Më ka kërcënuar ai piuni i Kurtit. S’kam problem me të, veç le të vazhdojë të kërcënojë”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se e di që ditë të vështira janë para tyre, raporton B92.

“Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiq shtoi se i pëlqente gjithmonë kur dikush i kërcënonte dhe se kurrë nuk do të donte që ata të kërcënonim dikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit