-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me çfarë armësh është pajisur Ukraina deri më tani?

Kryesoret

Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës kap vlerën e 675 milionë dollarëve.

Është e paqartë nëse Uashingtoni po shqyrton edhe dërgimin e raketave me rreze të shkurtër ATACMS, të cilat mund të shkrepen nga sistemet HIMARS dhe kanë një rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Dërgesat e planifikuara plotësojnë kapacitetet e dërguara muajve të fundit, për shembull me 36.000 copë municion për 24 pajisjet artilerike Howitzer.

“Paketa dimërore” e planifikuar tani përfshin pajisje shtesë për shikim natën, pajisje dimërore për ushtarët dhe 50 autoambulanca të blinduara. Në total, SHBA-ja ka dërguar deri tani 14.5 miliardë dollarë ndihmë për forcat ukrainase të sigurisë prej fillimit të pushtimit rus me 24 shkurt.

Ndryshe nga SHBA-ja, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar shumë pak të dhëna për armët e dërguara në Ukrainë.

Në fillim të qershorit, Londra njoftoi se kishte nisur një program të gjerë për të trajnuar ushtarët ukrainas për këto armë.

Edhe Berlini heziton të publikojë shifra të sakta për dërgesat e sistemeve më moderne të armëve.

Thuhet se Ukraina ka marrë një numër të panjohur të sistemeve të radarëve të zbulimit të artilerisë “Cobra” nga industria gjermane, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. / Duetsche Welle

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit