Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme kontrolle të shumta në disa qytete në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe ato Operacionale.
Policia në Elbasan ka kontrolluar automjete të shumta, për të bërë të mundur kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ky aksion është shtrirë deri në qytetin e Peqinit ndërkohë që në hyrje të kësaj zone është ngritur edhe një postbllok policie.
Kontrolle nga FNSH ka pasur edhe në Vlorë. Aksioni në qytetin bregdetar është përqendruar në tre pika, konkretisht në rrugën Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën mbi spital që të dërgon drejt fshatrave të lumit të Vlorës.