-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Justifikimi i Ramës për oligarkët: S’i çoj në gjyq sepse e blejnë drejtësinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar sot vendimin e qeverisë për të falur biznesmenët e mëdhenj të ndërtimit që kanë ndërtuar pa leje.

Ai tha se zgjodhi rrugën e dytë të VKM-së për shkak se nëse do i çonte në prokurori, oligarkët do ta blinin drejtësinë.

“Këta më të pasurit me këtë drejtësi, i zgjidhnin punët. Ky është problemi.

Nuk jam unë që nuk lejoj drejtësinë, por drejtësia që nuk lejon mua, ty, qeverinë tonë ti bëjë gjërat deri në fund.

Nëse në këtë vend do të bënin sa policia e shtetit, do të ishte shumë herë më i përparuar sesa është aty ky e nisëm.

SPAK është një institucion i ri që merret me zyrtarët e lartë.

Por prokuroria e Tiranës dhe rretheve merren me këto, që janë të super zellëshëm për të kapur njerëzit e pafuqishëm duke plotësuar dosjet për njerëz për një mur.

Këta që ndërtojnë pa leje për të shitur e blejnë prokurorin dhe gjykatësin dhe policia është e pafuqishme përballë tyre.

Nëse do të doja të bëja Pazar me këta që i quani oligarkë e kisha të thjeshtë. Prokurorët bëjnë pazare me ata.

Dhe vendimi i qeverisë nuk i amniston, nuk i heq nga duart e drejtësisë, por bën që ata që ndërtuan këto kate do të vendosin mend” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit