Në dy ditët e fundit në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi i një gazete meksikane për katër vëllezër shqiptarë të lidhur me kartelin e Sinaloas që po pastron paratë në Shqipëri.
Njëri prej emrave të lakuar ishte Luftar Hysa, i cili sipas disa mediave 4 vite më parë u fotografua në Kryeministri.
Ai ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura nga mediat meksikane. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Edi Rama.
“E para nuk besoj se ka ndonjë dallim mes medias në fjalë meksikane dhe tuajës, se mund të thuhen të vërteta dhe shumë të gënjeshtra.
Unë e konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, një artikull që del diku merret një familjet e tërë dhe kryqëzohet pa e pyetur fare, kush jeni, ku jeni dhe me çfarë merreni.
Dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë dhe lidhet me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë. Nuk e di si bëhen këto pa asnjë kërkim dhe verifikim.
Kap emra, përplasi pas murit. Ju qofshi dhe Zoti ju pastë nën kujdes juve që merreni me këtë sport. Unë nuk njoh ndonjë kartel, nuk kam lidhje me asnjë aktivitet ilegal.
Nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe jashtënxjerrë sa më shumë, por për disa arsye të tjera.
Ju kam lënë Zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që përfshihen në këto sulme dhe goditje që shkatërrojnë jetë njerëzish.
Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar” tha ai.