Partia e Lirisë i është përgjigjur Edi Ramës me sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi pasi kryeministri deklaroi se “Ilir Meta është kthyer në hallin e shqiptarëve”.
Blushi thotë se Rama do të “përvëlohet” brenda inceneratorëve dhe se ora që do të japë llogari është afër.
“Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj.
Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë. Janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët. (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve).
Aferat dhjetëra milion euro ku është zhytyr kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhëtia ndaj Kosovës.
Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh.
Nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet. Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon” shkruan ai.