Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Milanos, ku një sherr që ka ndodhur gjatë një festë ka përfunduar në tragjedi.
Sipas mediave një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëkombësve të tij, teksa ishin të pranishëm në një festë.
Si pasojë një 23-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkatdhetari tjetër, 30-vjeç, ka mbetur i plagosur.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 pranë rrugës numër 8 të via Allea Comunale, në qendër të qytetit të vogël në provincën e Milanos.
Sherri sipas mediave italiane sherri mes shqiptarëve gjatë festës, ka ndodhur për motive të dobëta dhe dyshohet se shkak është bërë një vajzë, e cila shoqëronte 34 vjeçarin.