-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamika/Kafja e fundit! Si u “sharrua” me 30 plumba i riu në Shkodër

Kryesoret

Mbrëmjen e 18 shtatorit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Vetëm 19 vjec, i riu nga Shkodra emri i të cili është Erjon Xhenja u qëllua me 30 plumba në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pranë stadiumit. Policia menjeherë ka arritur në vendngjarje, ku deri më tani ka mundur të gjej vetëm një motorçikletë e cila dyshohet se është e autorëve.


Deri në këto momente nuk ka informacion se kush mund te jënë autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


Ka qenë mjaft e rëndë dhe prekëse momenti kur ka mbërritur në vendngjarje babai i viktimës, i cili fillimisht është futur në lokal për të identifikuar djalin dhe më pas ka dalë jashtë duke qarë dhe me forca të shumta policie.
Trupi i 19 vjecarit u nxorra nga aty vetëm pas 30 minutash.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit