Policia e Tiranës ka arrestuar tre qytetarë për vepra penale të ndryshme. Raportohet se është arrestuar shtetasi në kërkim N.C 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit publik”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M.K 41 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në një market dhe F.M 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.