-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç nga SHBA: Biden mund të shpëtojë Ballkanin nga ndikimi rus dhe kinez

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka deklaruar se SHBA mund të shpëtojë botën nga konfliktet.

Ai tha se Biden mund të shpëtojë Ballkanin perëndimor nga ndikim rus e kinez.

Sipas Vijesti, Gjatë një vizite që po zhvillon në SHBA, Abazoviç tha se do të dëshironte që Biden të përdorë urdhëra ekzekutiv për të sanksionuar njerëzit e përfshirë në korrupsion dhe të lidhur me qeveritë ruse apo kineze.

“Jam i kënaqur që Presidenti Biden e ka bërë Ballkanin Perëndimor prioritetin e tij. Gabriel Escobar është mjaft aktiv në rajon dhe ambasadorët që kanë ardhur në rajon janë ambasadorë cilësorë dhe me përvojë, të cilët e kuptojnë realisht rajonin. Mesazhi im për Biden është i thjeshtë. Presidenti Biden duhet të përdorë urdhra ekzekutivë për të sanksionuar njerëzit e përfshirë në korrupsionin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për presidentin Biden për të shpëtuar Ballkanin Perëndimor,-tha Abazoviç.

Komponenti i dytë i vizitës së Abazoviçit në Washington është ai i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ku ai ritheksoi dhe njëherë qëndrimin e tij për nismën e Open Ballkan të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ka pasur spekulime nëse Mali i Zi duhet t’i bashkohet Iniciativës për Ballkanin e Hapur apo jo. Dua të them se mbaj një qëndrim afirmativ për këtë çështje dhe argumenti im është se çdo formë e bashkëpunimit rajonal duhet të fokusohet në çështjet ekonomike dhe të mos mbetet e mbërthyer në të kaluarën. Atëherë mund të jetë produktiv për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi”.-tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit