-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ende asnjë kandidat për kreun e ri të SPAK

Kryesoret

Mandati i Arben Krajës, është drejt fundit. Si rrjedhojë gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme është zyrtarisht e hapur.

Ishte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), i cili në mbledhjen e tij të fundit miratoi edhe hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Thirrja, e publikuar në faqen zyrtare web të KLP-së përmban procedurën, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatin e aplikimit prej 45 ditësh.

Më pas, Këshilli do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar.

Pas këtij prezantimi do të mbahen seanca dëgjimore me secilin prej kandidatëve, me qëllim që, deri në datën 18 dhjetor të mundësohet zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut.

Deri më tani nuk është depozituar zyrtarisht ndonjë emër pranë Këshillit, por janë përfolur emrat e disa prokurorëve.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla, në mbledhje ceku edhe kriteret që mund të favorizojnë kandidatët.

“Kuptohet që kandidatët, të cilët kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre”, listoi ai.

Po ashtu një plus do të jetë për ata që kanë një figurë mediatike dhe marrëdhënien me median e publikun për aq sa i takon.

“Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje”.

Tre kandidatë fillestarë për të cilët u përfol se do të jenë pjesë e garës janë: Edvin Kondilli, Adnan Xholi, dhe Klodian Braho.

Ky i fundit në një reagim publik hodhi poshtë zërat për kandidimin e tij.

Kondili dhe Xholi, nga ana tjetër, ende nuk kanë reaguar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit