Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, ku mjeti drejtohej nga një 20-vjeçare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. T., ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksident.