-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizitat e shpeshta të Lajçakut në Prishtinë, presion ndaj Serbisë?

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe vizitat e tij të shpeshta duket që po shqetësojnë Serbinë.

Aludime dhe shkrime në mediat serbe bëjnë me dije se vizitat e tij kanë të bëjnë me mbështetjen e pre supozuar që po i jep ai Kosovës.

Ardhjet e shpeshta të Lajçakut në Kosovë dhe Serbi kanë për qëllim vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel, dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruhet në mediat serbe.

I gjithë ky “presion” që po bëhet, mund të ndikojë që deri më muajin dhjetor të arrihet një tjetër marrëveshje.

Nuk beson se do të ketë një marrëveshje tjetër për faktin se tash po duket që kanë hyrë në diskutime finale, thotë eksperti i çështjes për dialog Gazmir Raci.

“Është e pamundur që të arrihet marrëveshja finale për shkak se janë çështje të ndjeshme ato të cilat duhet të definohen mes palëve”, shprehet Raci.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takimin e fundit të Kurtit me Lajçakun është potencuar vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit