-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëllohet nga makina! Plagosje me armë zjarri

Kryesoret

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme në Prizren, pasi në drejtim të tij është shtënë nga një automjet në lëvizje. Rastin e ka konfirmuat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datë  17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së informatës Policia menjëherë iu ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. Viti i lindjes 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhet fjalë për personin B.U.” tha Gashi.

Sipas zëdhënësit, 37-vjeçari është plagosur në këmbën e djathtë dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit