Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Akil Kraja ka bërë denoncimin e radhës sa i takon shifrave të nxënësve që janë larguar nga bankat e shkollës për këtë vit shkollor.
Ai u shpreh në një deklaratë për mediat se shifrat janë alarmante, pasi 208 mijë nxënës janë larguar për këtë vit nga shkolla.
“Prej vitit 2013, numri i nxënësve, gjimnazistëve e studentëve të regjistruar në sistemin arsimor shqiptar ka rënë me 208,426 vetë. Janë dhjetëra mijëra fëmijë të cilët kanë emigruar së bashku me familjet e tyre. Në vitin shkollor që sapo filloi, në klasë të parë u regjistruan vetëm 20.235 fëmijë, 3 herë më pak sesa regjistroheshin dy dekada më herët.
Shifrat janë alarmante!
Shqipëria po zbrazet masivisht!
Shqipëria është në rrezik!
Në krye të shembujve të hajdutërisë dhe makutërisë qëndron Bashkia Tiranë. Në kuadër të buxhetit për rindërtimin e shkollave pas tërmetit të vitit 2019, rezulton se Bashkia Tiranë shpenzon 3 herë më shumë për çdo ndërhyrje ne një objekt arsimor.
Bashkia e inceneratorit, që nuk ekziston ka vetëm një standard, abuzimin nëpërmjet skemave me PPP, si në landfillin e Sharrës, ashtu në mes të Tiranës, si me plehrat, ashtu me shkollat.
Teksa Këshilltari I PD Akil Kraja doli në një deklaratë politike, një qytetar i është afruar para kamerave dhe e ka cilësuar të korruptuar.
“ O I korruptuar, mos e intervistoni atë hajdut”, dëgjohet në video qytetari.