Ditën e djeshme kryefjalë e mediave në Shqipëri ishin e-mail-et e ish-drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano që u hakeruan nga iranianët.
Sulmi kibernetik dhe dalja e informacioneve sekrete ka shqetësuar edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat angleze shkruajnë se dokumentet e hakeruara zbulojnë negociatat konfidenciale midis Britanisë dhe Shqipërisë mbi masat për të luftuar bandat e krimit dhe imigracionin ilegal brenda dhe jashtë shtetit.
“The Telegraph” shkruan se të dhënat konfidenciale operacionale të qeverisë mund të aksesohen nga kriminelët.