-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamzai bën lëvizjen e dytë pasi vrau vëllanë dhe kunatën

Kryesoret

Autori i vrasjes së dyfishtë të vëllait dhe kunatës Arsen Muskurti kërkon lirimin nga burgu. Avokati i tij kërkon të kryhet akt-ekspertimi i shëndetit mendor. Sipas avokatit, klienti i tij kurohej për problemet e shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë. Muskurti ekzekutoi me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti. Prej asaj dite, ai ndodhet në qeli, pasi u arrestua disa orë pas krimit.

Para grupit hetimor Arsen Muskurti i njohur edhe me emrin Hamza tregoi debatin e fundit që i vendosi vulën duke e çuar drejt ngjarjes së rëndë.

“Ditën e ngjarjes mora një fletëthirrje nga gjykata ku thuhej se i vëllai dhe kunata kishin marrë urdhër mbrojte.

Në nerva e sipër mora pistoletën nga kasaforta dhe shkova tek agjencia e udhëtimeve. Sapo hyra në biznes nxora armën dhe iu drejtova Dritanit më fjalët “pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babanë.

Ai më është përgjigjur me fjalët “dua që ta bëj” tha autori. Muskurti nuk shfaqi asnjë pengesë për krimin e rëndë duke thënë se “e meritonin të vdisnin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit