-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I qetë dhe i qeshur! Apeli bën gati për “paketim” bosin turk të mashtrimit

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Faruk Fatih Ozer, bosin e kriptomonedhës turke “Thodex”.

Ai u arrestua disa javë më parë në Himarë pasi kërkohet nga Turqia për mashtrim miliona euro. Sot në gjyq ai u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur.

Avokati pretendoi një masë me të butë me argumentin se nuk është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ozer është një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje” tha ai. Por gjykata nuk e mori parasysh.

Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Tashmë pritet ekstradimi i bosit të mashtrimit drejt Turqisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit